Duke nisur nga 1 Tetori i këtij viti, pensionistët do të përfitojnë indeksim, përveç bonusit prej 5 mijë lekësh të rinj që do të përfitojnë në fundvit.
Advertisements
Qeveria deri më tani nuk ka bërë ende publik se sa do të jetë masa fikse e përfitimit, por eksperti i sigurimeve shoqërore Kujtim Hoxha, ka “zbërthyer” këtë skemë.
Advertisements
Teksa ishte i ftuar në emisionin “7pa5”, eksperti tha se një pensionist do të marrë 1190 lekë të rinj në muaj, duke bërë përllogaritje në bazë të numrit të pensionistëve dhe fondit që është parashikuar të vendoset në dispozicion.
“Hapi i parë për vitin 2024, është miratimi i buxhetit dhe për pensionistët janë parashikuar dy fonde. Fondi i parë është shpërblimi i fundvitit në masën 5 mijë lekë të rinj për çdo pensionist.
Advertisements
Fondi i dytë ka të bëjë me indeksimin e pensioneve. Në zbatimin e buxhetit 2024 është parashikuar 3.9 miliardë lekë dhe i bie për çdo muaj me 481 lekë.
Ky fond do zbatohet për tre muaj, Tetor, Nëntor dhe Dhjetor, i bie që mesatarisht që një pensionist të marrë 1910 lekë të rinj në muaj.
Unë prisja që me mbarimin e shtatorit, nga ana e qeverisë me paratë e grumbulluara të dërgojë në dikastere para për të shpërndarë sipas efekteve që do japë në ekonomi.
Të gjithë pensionistët pa përjashtim se kur kanë datë, në 1 tetor do marrin indeksimin. Aktualisht, nuk ka një shifër të përcaktuar. Ka hamendje se do jetë më e lartë se rritjet e kaluara. Me buxhetin që është, pensionet e ulëta do marrin më shumë nga indeksimi. Ndërsa sa i përket shtesës, është parashikuar të marrin nga 50 deri në 100 mijë lekë të vjetra bonus, përveç asaj që marrin si bonus”, shprehet eksperti Kujtim Hoxha.