Sa e vërtetë duket marrëdhënia e Sarës me Bardhin? Psikologia e njohur bën deklaratën e papritur: Që natën e parë…

by editor

“Sara s’është naive, do t’i merrte mendjen çdo djali”/ Psikologia: Shikimi i Bardhit tregon gjithçka

Advertisements

Psikologia Eriona Hoxha ka komentuar çiftet e formuara këtë sezon të tretë të “Big Brother VIP”.

Advertisements

E ndalur te Sara dhe Bardhi, Hoxha tha se Sara është një vajzë lozonjare, e këndshme dhe simpatike, që do t’i merrte mendjen çdo djali. Ndërkohë, Bardhi duket jashtëzakonisht i tërhequr prej saj.

Si të duket marrëdhënia Sara dhe Bardhi?

Hoxha: Sara është lozonjare, vajzë e këndshme dhe simpatike. Çdo djali do t’a merrte mendjen. Që në natën e parë që ka hyrë Sara, ka qenë një personazh i pëlqyer për shkak të historisë që ka rrëfyer për jetën e saj. Çka do të thotë se e shohim Sarën si një vajzë të brishtë, por vetëm vajzë e brishtë nuk është.

Është koketë, do të thuash në një farë mënyre? Edhe luan…

Hoxha: Po. Ndërsa Bardhi e ka shfaqur atë pjesën, për të mos thënë që është lutur që Sara të kthehej në Big Brother atë natë. U duk sikur kanë pak edhe besimin e Zotit, kështu që kam përshtypjen se kjo e bind pak Bardhin. Ai është më tepër i tërhequr nga Sara. Nga ana tjetër, Sara se di nëse është efekti i kamerave apo diçka tjetër që e pengon, është më hezituese. Personazhet që hyjnë në Big Brother, shumë rrallë rezulton që kanë një histori nga jashtë.

You may also like