“Sa me gëzim e kam pritur”/ Sara ndan mesazhin e veçantë të nënës së Bardhit

by editor

Sara Gjordeni dhe Bardhi Idrizi, dy ish-banorët e ‘BBV’ së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë. Ata dhe familjarët po presin me padurim që foshnja të vijë në jetë.

Ditën e sotme, Sara ka ndarë me ndjekësit urimin e veçantë që nëna e këngëtarit, Selvia i ka bërë asaj për bebin. Nëna e Bardhit ka treguar se zgjuarsia, guximi, urtësia, besnikëria, besimi janë disa nga anët pozitive që ajo dëshiron që fëmija të trashëgojë nga dy prindërit e tij.

Sa me gëzim e kam pritur këtë lajm të bukur për antarin/ën e familjes tonë që e presim me padurim. Doja t’ju uroj të gjitha të mirat e jetës për dashurinë tuaj që tani po merr formë hyjnore me ndjenjën më të bukur në këtë botë, të bëhurit prindër”– ka shkruar Selvia ndër të tjera.

You may also like