“Sado të rritem ti më qetëson mama”
Advertisements
Efi Dhedhes me pjesëmarrjen në “Big Brother VIP” bëri për vete një publik të gjerë, të cilët vazhduan ta përkrahin atë edhe pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Advertisements
Ndonëse tashmë një personazh i njohur, Efi ka zgjedhur që të mbaje larg vëmendjes publike familjen e saj dhe të dashurin e saj, identitetin e të cilit akoma nuk e ka bërë publike.
Por mesa duket se ajo i ka “thyer rregullat” dhe së fundmi ka publikuar në “Instagram” një foto me nënën e saj, teksa ndodheshin në shtëpi së bashku.
Në pamjet e publikuara nga ish-finalistja e edicionit të dytë të BB VIP, vërehet qartë ngjashmëria e madhe që Efi ka me nënën e saj.
“Sado të rritem ti më qetëson mama”– ka shkruar ajo krahas fotos duke treguar lidhjen e fortë që ka me të ëmën.