Ish-kryeministri Sali Berisha feston sot 80 vjetorin e lindjes! Berisha ka ndarë me ndjekësit e tij një mesazh për ditëlindjen e tij të cilën e feston në arrest shtëpie, pasi është marrë si i pandehur nga SPAK për akuzat e korrupsionit pasiv
Advertisements
Berisha shprehet se është ngjitur në majën më të bukur të jetës së tij, ndërkohë që shton se është më i motivuar se kurrë për shkak të betejës me “narkoshtetin dhe mafien më të rrezikshme të kohës që i bënë vendit tonë anëtar të NATO-s, grusht shteti kundër opozitës, sovranitetit tij të brendshëm dhe dështuan!”.
ADVERTISING
Advertisements
Berisha thekson më tej se: “këtij udhëtimi që nis sot udhën drejt majës tjetër edhe më të bukur, drejt Everestit të Fitores!”
“Sot 80 vjeç! Miq, sot unë ngjita majën më të lartë, por dhe më të bukur të jetës time! Para meje një pamje kaq mahnitëse që kurrë nuk e kisha ëndërruar! Dhe kjo jo se jam në majën e tetë dekadave, por sepse sot jam në majën e motivimit të betejës më të rëndësishme të jetës time.
Advertisements
Të asaj me narkoshtetin dhe mafien më të rrezikshme të kohës që i bënë vendit tonë anëtar të NATO-s, grusht shteti kundër opozitës, sovranitetit tij të brendshëm dhe dështuan!
Kjo është maja më e bukur e jetës sepse shënon për mua kulmin e mirënjohjes më të pakufishme ndaj Zotit të Gjithëfuqishëm, familjes, miqve, bashkëpunëtorëve, mbështetësve të mi të cilët kanë qenë për mua, frymëzimi i pashterreshëm dhe energjia, forca jetësore e këtij udhëtimi që nis sot udhën drejt majës tjetër edhe më të bukur, drejt Everestit të Fitores!”, shkruan Berisha.