Sali Berisha: Rruga e vetme e shpëtimit është mosbindja civile, të largojmë këtë të keqe të madhe!

by editor

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi dje nga “arresti shtëpiak” se rruga e vetme e shpëtimit është rruga e mosbindjes civile. Berisha u shpreh se duhet të largojmë të keqen e madhe që ka pushtuar Shqipërinë. “ Në 26 mars të vitit 1990, regjimi bënte natën dhe ditën, nuk kishte opozitë.

Advertisements

Izolimi vazhdonte i plotë. Por luftëtarët e lirisë nuk i zmbrapsi asgjë atë ditë. Dolën në shesh. Vepra e tyre është ftesë për ne: të dalim në shesh, të dalim si ata, të dalim në stadiume, të dalim në rrugë, të dalim kudo, të përballemi me diktaturën.

Advertisements

Rruga e vetme e shpëtimit është rruga e mosbindjes civile. Rruga e largimit nga pushteti të kësaj qeverie, të këtij njeriu që ka sot të gjitha pushtetet në duart e tij. Në vitin 1990, djemtë e Kavajës nuk kishin përveç njëri-tjetrit asnjë mbështetje mbi tokë.

Por kjo nuk i pengoi ata të përballen dhëmb për dhëmb në mosbindje civile me të keqen e kombit, me të keqen e shoqërisë dhe të fitojnë mbi të. Duke shprehur nderimin tim më të madh, mirënjohjen më të pakufishme, për heronjtë e betejës epike të stadiumit dhe qytetit të Kavajës 34 vite më parë, ftoj shqiptarët të frymëzohen nga akti i tyre epik dhe të fitojmë. Të largojmë dhe ne këtë të keqe të madhe që ka pushtuar Shqipërinë”, nënvizoi Berisha.

You may also like