Sapo shkarkoi trajnerin, ja skuadra që po pret nënshkrimin me Sylvinho

by editor

Shqipëria e mbylli në grupe rrugëtimin e saj në kampionatin evropian, ndërsa zyrtarisht është dhe fundi i kontratës së trajnerit Sylvinho, me këtë të fundit që ende nuk ka rinovuar për 2 vite të tjera, edhe pse FSHF ia ka ofruar këtë mundësi në tavolinë.

Advertisements

Braziliani është nën orbitën e disa ekipeve, ndërsa gazetari Enriko Gabaj mëson ekskluzivisht për Euronews Albania se Estoril Praia është skuadra që po negocion për të bindur 50-vjeçarin.

Advertisements

Ekipi që e mbylli sezonin në vendin e 13 ka shprehur interes për Sylvinhon, madje ka gati dhe kushtet për të bindur ish-futbollistin e Barcelonës, Arsenalit e Manchester Cityt.

Në orët në vijim pritet të ketë një përgjigje përfundimtare nëse transferimi do të kryhet apo jo, pork a gjasa që tekniku të gjejë gjuhë ne përbashkët edhe me FSHF.

You may also like