Ditët e fundit, Heidi është sulmuar vazhdimisht nga Françeska, Roza dhe Erjola, duke arritur deri në ofendime të rënda.
Advertisements
Sara Gjordeni, ish-banorja e ‘BBV’ i ka dalë në mbrojtje Heidit duke i uruar që të bëjë durim përballë këtyre situatave dhe të mos i marrë me impulsivitet. Sara po ashtu ka shtuar se në këtë edicion, vajzat janë shumë bullizuese.
Advertisements
Ndërsa po ditën e sotme, teksa në faqen e Instagramit u postuan videot nga përditshmëria e banorëve në shtëpi, në një prej tyre Sara la një koment që lë pas shumë pikëpyetje. Në videon ku Françeska komenton Heidin, Sara shkruan:
Ti bëj shyqyr që s’jam aty! HEIDI.
Ky koment për disa mund të merret si kërcënim, e për të tjerët si një nga deklaratat impulsive të Sarës.
Kujtojmë gjithashtu se Egla dhe Juli po përballen në një televotim se kush është më i preferuar për publikun.