Silvana Çeliku, shefe e Spitalit Onkologjik, pohoi se nuk e njihte fare mësuesen dhe aktivisten Ina Kasimatin e cila vetëm pak muaj para se të ndahej nga jeta nga sëmundja e kancerit, kishte paralajmëruar gjendjen e rëndë që ishte spitali Onkologjik.
Advertisements
Sot në Komisionin e Shëndetësisë, deputetja e PD-së Albana Vokshi pyeti mjeken Silvana Çeliku se pse mësuese Ina Kasimati nuk mori medikamentin që i nevojitej.
Advertisements
Çeliku tha se nuk e njihte aktivisten dhe as nuk e dinte se kishte ndërruar jetë. Duke ju referuar letrës, Çeliku tha se mund ta ketë shkruar nën presionin e sëmundjes.
Pjesë nga debati
Advertisements
Vokshi: Mësuesja Ina Kasimati… iu dha vetëm një medikament, iku jashtë… a ka një mungesë? Pse e ndjera nuk i mori medikamentet? U ka dërguar letër Ina vetë!
Çeliku: Unë nuk e njoh zonjë, por më ka vjen shumë keq që ka ndërruar jetë se nuk e dija, ky është problem i madh nga thashethemnaja… Ina mund ta ketë shkruajtur nën presionin e sëmundjes, njerëzit duan të bëjnë më të mirën. Sa e besoni ju mjekësinë shqiptare?
Vokshi: S‘kam zgjedhur ndonjë pavion.
Çeliku: E ndjera ka zgjedhur të iki se nuk kishte besim në strukturat shtetërore, zonja ka marrë shërbimin maksimal në kohë reale.