Shënoi golin e 44-të me fanelën e Granadas, ja festimi i pazakontë i Myrto Uzunit (Video)

by editor

Myrto Uzuni ka shkruar sot historinë me fanellën e Granadas, teksa ka shënuar golin e tij të 44-t me këtë klub, duke u bërë golashënuesi më i mirë i tij përkrah marokenit El Arabi i cili mbante i vetëm rekordin.

Advertisements

Goli i shënuar ndaj Almerias ishte i 9-i i këtij sezoni për Uzunin, i cili rivalizon pikërisht me Suarez të Almerias për vendin e parë në renditjen e golashënuesve të La Liga.

Advertisements

Ndaj sulmuesi shqiptar nuk është përmbajtur me festimi e tij duke vrapuar menjëherë drejt kamerës.

“Këtu jam unë”, tha ai në shqip, duke vazhduar më pas me një të sharë po në shqip mes emocioneve të atij momenti që e bëri përgjithmonë pjesë të historisë së Granadas.

You may also like