Një përplasje fizike ka ndodhur pak ditë më parë në një rrugë në qytetin e Kukësit. Videoja e sherrit u publikua në rrjetet sociale.
Advertisements
Mësohet se lidhur me ngjarjen 4 persona janë shpallur në kërkim, ndërsa një i pestë është proceduar penalisht në gjendje të lirë. Ndërkaq, po hetohen edhe disa efektivë policie të pranishëm në vendin e ngjarjes.
Advertisements
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.
Njoftimi i policisë:
Punohet për kapjen e 4 prej tyre, ndërsa për shtetasin tjetër ka nisur procedimi në gjendje të lirë. Komisariati i Policisë Kukës identifikoi dhe shpalli në kërkim, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, shtetasit Q. M., 29 vjeç, I. M., 30 vjeç, U. E., 46 vjeç dhe A. E., 48 vjeç. Gjithashtu, për të njëjtën vepër penale u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. E., 40 vjeç, të gjithë banues në qarkun Kukës.
Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka filluar ecurinë disiplinore për specialistin e Seksionit të Rendit Publik të Komisariatit të Policisë Kukës Nënkomisar A. E. dhe për oficerët e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Kukës Inspektor G. T. dhe Inspektor G. M., për shkelje të pikës 1 të nenit 209 të rregullores së Policisë së Shtetit, konkretisht: “Punonjësi është përgjegjës për shkelje të rëndë të atributeve/ kompetencave të Policisë, nëse pa ndonjë arsye bindëse, nuk i permbush apo dështon në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të caktuara, të cilat kanë shkaktuar pasoja te rënda në kryerjen e detyrave.” Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.