Sherr mes tre personave, një 33-vjeçar dh*non edhe efektivin e policisë.

by editor

Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia e Bulqizës pasi është konfliktuar me dy persona të tjerë.

Advertisements

Ndërkohë ky person ka kundërshtuar dhe ka goditur një polic, i cili ka ndërhyrë për të shuar konfliktin.

Advertisements

Po ashtu, filloi edhe procedimi penal për shtetasin K.Ç., dhe shtetasen L.Ç., për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” .

Njoftimi:

U konfliktuan fizikisht 3 shtetas dhe njëri prej tyre kundërshtoi dhe goditi për shkak të detyrës punonjësin e policisë i cili ndërhyri për të parandaluar konfliktin, arrestohet në flagrancë 33-vjeçari.

Procedohen penalisht edhe dy shtetasit që u konfliktuan me 33- vjeçarin.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, me marrjen e njoftimit se në lagjen e Re në Bulqizë, po ndodhte një konflikt mes disa shtetasve, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë ku ka rezultuar se shtetasi H.H, 33 vjeç, banues në Bulqizë, për motive të dobëta po konfliktohej me shtetasin K.Ç., 34 vjeç dhe shtetasen L.Ç., 31 vjeçe.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë për të parandaluar konfliktin, ku gjatë ndërhyrjes për shoqërimin e personave në komisariat, shtetasi H.H., ka kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësin e policisë.

Në përfundim të veprimeve të kryera, shtetasi H.H., u arrestua në flagrancë për veprën penale të “Goditja për shkak të detyrës”.

Si dhe filloi procedimi penal për shtetasin K.Ç., dhe shtetasen L.Ç., për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” .

You may also like