Shfaqet gripi i stinës, Bino zbulon si paraqitet situata në spitalet në vend: Rreth 11 mijë persona…

by editor

Në Shqipëri ka nisur qarkullimi i gripit. Instituti i Shëndetit Publik ka izoluar rastet e para. Virusi i pranishëm është ai i tipit A.

Advertisements

Aktualisht sipas shefes së departamentit të sëmundjeve infektive Silva Bino nuk ka pacientë në gjendje të rëndë, por situata është në monitorim.

Advertisements

Në një javë në qendra shëndetësore dhe spitale kanë kërkuar ndihmë rreth 11 mijë persona nga fëmijë deri tek të moshuar.

Përveç virusit të gripit dhe virozave respiratore Silva Bino nga Instituti i Shëndetit Publik apelon për kujdes të shtuar këtë dimër ndërsa paralajmëron dhe për praninë e Sars Cov 2 dhe virusit sinsincial.

Advertisements

Ndërkohë në rritje paraqitet numri i të prekurve nga infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes.

You may also like