Nga mesdita e sotme edhe Fieri është përfshirë nga reshje me intensitet të lartë, të cilat nuk janë shoqëruar me probleme si në qytet, ashtu edhe në fshatra.
Advertisements
Sipas burimeve të informacionit moti i keq nuk ka shkaktuar as përmbytje të rrugëve, as shkarje dherash dhe as ndërprerje të energjisë elektrike.Në disa akse rrugore ka prezencë të ujit duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve ndërsa tokat kane ujëra sipërfaqësore të cilat po largohen nëpërmjet kanaleve kulluese, ndërkohë që hidrovorët në Darzezë e Seman janë në punë me kapacitet të plotë.
Advertisements
Ne akset me prezence të lartë të ujit, ekipet e punës së ndërmarrjes së ujësjellës-kanalizimeve, po punojnë për zhbllokimin e të gjithë mbedhësve të shiut.