Shkodër/ Hajdutët vjedhin pompën e ujësjellësit, 4 mijë banorë mbeten ‘thatë’

by editor

Advertisements

Një vjedhje aspak e zakonshme ka ndodhur në stacionin e ujësjellësit në Bërdicë të bashkisë Shkodër. Persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur transformatorin e rrjetit elektrik të këtij stacioni duke lënë pa ujë afro katër mijë banorë të katër fshatrave të Bërdicës.

Autoritetet kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet.

Inxhinieri i shoqërisë rajonale të ujësjellës kanalizime në Shkodër Lazër Pema thotë se dëmi i shkaktuar është i konsiderueshëm por shumë shpejt do merren masa për rikthimin e ujit të pijshëm në katër fshatrat e Bërdicës.

Advertisements

Inxhinieri Pema ka një apel për gjithë banorët e kësaj zone por edhe për gjithë të tjerët që të mos dëmtojnë stacionet e ujësjellësave duke qenë se ky është një rast i përsëritur. Brenda tre viteve të fundit ky transformator elektrik në stacionin e ujësjellësit të Bërdicës është vjedhur tri herë.

Shoqëria Rajonale e Ujësjellës Kanalizime Shkodër është duke bashkëpunuar me policinë e shtetit për të indetifikuar autorët e kësaj ngjarje në stacionin e ujësjellësit në Bërdicë ndërsa brenda pak ditësh pritet normalizimi i situatës për riparimin e transformatorit të dëmtuar dhe rikthimin e ujit të pijshëm./Shqiptarja.com

Advertisements

/5pyetjet.al

You may also like