Shkodër/ Zjarr në afërsi të fshatit Theth! Flakët favorizohen nga era, në ndihmë dhe 30 ushtarë për të ndaluar rrezikun për bujtinat (VIDEO)

by editor

Puna është përqendruar në izolimin e vatrës së zjarrit me qëllim që të mos krijojë rrezikshmëri për bujtinat dhe banesat në zonën e Thethit

Advertisements

Shkoder- Një vatër zjarri është shfaqur në vendin e quajtur Guri i Nënshtegut në afërsi të fshatit Theth.

Advertisements

Në krah të banorëve të zonës dhe specialistëve zonave të mbrojtura është nisur dhe një mjet zjarrfikës së bashku me efektiv të repartit të zjarrfikësve të Shkodrës.

Në koordinim me strukturat e emergjencave civile në Prefekturën e Shkodrës në drejtim të Thethit është nisur edhe një grup prej 30 ushtarësh për të qënë pjesë e operacionit për shuarjen e kësaj vatre zjarri në afërsi të fshatit Theth.Po ashtu rreth orës 12:00 të paradites së sotme është riativizuar vatra e zjarrit në lagjen Kaprre në fshatin Ndërlysaj, ku edhe atje ka prezencë të forcave të angazhuara për shuarjen e flakëve të zjarrit.

Deri në këto momente, zjarri po përhapet për shkak të erës që favorizon flakët e zjarrit. Puna është përqendruar në izolimin e vatrës së zjarrit me qëllim që të mos krijojë rrezikshmëri për bujtinat dhe banesat në zonën e Thethit, thuhet në njoftimin e medias.

Strukturat e emergjencave civile në Bashkinë Shkodër po ndjekin hap pas hapi situatën në zonë dhe po mbahet koordinim i vazhdueshëm me Agjensinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.

You may also like