Shkoi në banesën e fqinjit për t’u larë në pishinë, por trupi i saj u gjet i pajetë në rrugë! Protesta të dh*nshme në Meksikë pas vrasjes së 8-vjeçares, policia injoroi lutjet e nënës së saj për ndihmë

by editor

Protesta të dhunshme kanë shpërthyer në Meksikë pas vrasjes së një vajze 8-vjeçare. Demostratat filluan pasi trupi i Camila Gómez u gjet në një rrugë pranë qytetit të Taxco të enjten.

Advertisements

Trumat raportohet se kanë dhunuar brutalisht një grua e cila dyshohet si autore e vrasjes së Camilas. Gjithashtu u sulmuan edhe dy burra, që akuzohet si të përfshirë.

Advertisements

Camila u zhduk të mërkurën pasi hyri në shtëpinë e një fqinji për të përdorur pishinën e tyre.

Nëna e saj shkoi në polici disa orë më vonë pasi mori mesazhe telefonike ku i kërkonin një shpërblim për ta liruar.

Ajo deklaroi se i dha policisë pamjet nga kamerat e sigurisë së fqinjit të saj, duke treguar shtëpinë ku ndodhej vajza, por raportohet se efektivët i injoruan lutjet e saj për të vepruar.

Trupi i Camilas u gjet në një rrugë të enjten. Autoritetet lokale më vonë konfirmuan se po hetonin një grua dhe dy burra për vrasje të rëndë.

Të afërmit e Camila iu bashkuan banorëve të Taxco për të protestuar kundër policisë dhe për të kërkuar drejtësi në një rast që shkaktoi zemërim në Meksikë, një vend me nivelet më të larta në botë të dhunës ndaj grave.

Banorët e Taxco-s përmbysën makinat, bllokuan një rrugë dhe rrethuan tre persona që dyshohet se kishin vrarë vajzën.

Gruaja raportohet se është sulmuar brutalisht ndërdss dy burrat arritën të shpëtonin. Policia duket se po përpiqej t’i largonte ata nga vendi ku ishte mbledhur turma. Policia ka arrestuar zyrtarisht një person në lidhje me vdekjen e Camila.

Banorët të veshur me të bardha u mblodhën në Taxco të premten për funeralin e Camila-s, raporton El Universal, dhe e bartën arkivolin nëpër qendër të qytetit.

You may also like