Shkoi në shkollë dhe nuk e kthye më, zhduket 12-vjeçarja shqiptare

by editor

Një vajzë 12-vjeçare është raportuar e zhdukur në Pejë. Rastin në Polici e ka raportuar babai i saj.

Advertisements

Sipas tij, ajo të hënën ka dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë dhe nuk është kthyer më në shtëpi.

Advertisements

“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se vajza e tij 12-vjeçare ka dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë dhe nuk është kthyer”, thuhet në raportin e Policisë. Rasti është duke u hetuar..

Ndërkohë në raportin e Policisë thuhet se edhe në Prizren një burrë që vuan nga probleme të shëndetit mendor, është raportuar i zhdukur.

”Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se xhaxhai i tij që vuan nga probleme të shëndetit mendor ka dalë nga shtëpia e tij dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e Policisë.

You may also like