“Shkoi te një magjistare në Fier për t’i shpëtuar SPAK-ut”/ Habit analisti i njohur, zbulon se si politikanët i besojnë magjive

by editor

“Fati dhe bestytnitë”, ka qenë tema për të cilën është diskutuar këtë të mërkurë në emisinin “Top Story” me Grida Dumën.

Analisti Arjan Curri tregoi disa raste se si disa zyrtarë të lartë të shtetit, si deputetë, ministra apo dhe prokurorë besojnë dhe kanë bërë magji për përfitimet e tyre.

“Magjistarët janë njerëz të pushtuar që kanë bërë marrëveshje me një person. Politikanët kanë provuar që në bashkëpunim me këta magjistarë kur ofrojnë një sakrificë të caktuar e marrin shpërblimin. Politikanë të rëndësishëm, në dukje një teolog e kupton, që kanë marrë magji”, tha ai.

Rastet që përmend Curri, dhe që sipas tij do të vërtetohen që janë fakte.

– Njerëz të rëndësishëm mbanin në dorë një litar me 7 të vegjël të lidhur. Duhet t’i bësh të shtatë bashkë dhe ti tërheq një energji demoniale.

Advertisements

– Një politikan tjetër ka pasur një unazë me gur të zi, ku thonë që guri i zi është i lidhur me një xhind.

– Politikanë të tjerë kanë tatuazhe si fatsjellëse, një politikan e kishte bërë të gjithë trupin me tatuazhe. Tatuazhi nuk e mbrojti dot, por për më tepër sot vuan nga kanceri.

Advertisements

– Një tjetër shkonte në një magjistricë të Fierit, që shkonte për të mos e kapur SPAK dhe ia arriti. Por thuhet që ka pësuar një paralizë faciale, duket edhe në ekran. Shumica shkojnë për t’i bërë magji prokurorëve të SPAK.

– Një prokuror i rëndësishëm i SPAK ka kërkuar ndihëm e një fondacioni që ka dhuruar në shtëpi. Është vërejtur që në shtëpinë e tij dhe në zyrë janë gjetur nuska, që ku tentohet që t’i bëjnë magji për të mos arrestuar politikanët

You may also like