Shkoi të operonte këmbën e majtë, ia operuan të djathtën, denoncimi i pazakontë i shqiptarit

by editor

Remzi Toçilla nga Kosova ka treguar se ka përjetuar një përvojë jo të mirë në në spitalin privat “Acibadem Sistina” në Shkup.

Advertisements

Remzi Toçilla nga Ferizaj ka thënë se mjekët në këtë spital ia kishin operuar gjurin e këmbës së djathtë, në vend të së majtës, ani pse në fund rezultoi sipas tij se nuk kishte pasur nevojë që të kryente operacion për asnjërën prej tyre.

Advertisements

“Pas operimit, pasi më kaloi anestezioni, e pashë që nuk ishte këmba e majtë, por e djathta. I thash mjekëve çfarë u bë kështu, mjeku më tha: E operova, sepse e vërejta që ke tentu ta mbrosh këmbën e majtë, dhe e ke lënduar të djathtën dhe vendosa ta operoj. I pyeta se si mund të ndodh pa ndonjë analizë, e më tha ashtu vendosa dhe pas tri jave ta bëjë dhe të majtën”, tregon Toçilla për PortalX.

“Të gjithë familjarët u habitën”, shton ai.

Madje, sipas tij, spitali kishte një “ofertë” për të, t’ia operonte falas këmbën e majtë.

“Jam konsultuar me një mjek tjetër, e më ka thënë shyqyr që s’ta kanë bërë edhe këmbën e majtë. Më mirë, kanë tentuar të bëjnë diçka por s’kanë bërë asgjë. Të kisha propozuar mos bëjë asnjë intervenim tjetër”, tregon Toçilla.

“Për atë operacion kamë paguar 1700 euro”, tregon tutje qytetari nga Ferizaj që u operua në këtë spital.

Në anën tjetër, nga spitali privat Sistina kanë thënë rasti është në procedurë gjyqësore, dhe nuk mund të flasin.

You may also like