Shkon në 5 numri i viktimave nga aksidenti i ndodhur dy javë më parë në Tepelenë, ndërron jetë edhe një 58-vjeçar (EMRI)

by editor

Ka shkuar në 5 numri viktimave të shkaktuar nga aksidenti i ndodhur më 17 mars në Tepelenë.

Mësohet se sot (2 prill) ka ndërruar jetë edhe një 58-vjeçar, Jani Çela, i cili mbeti i plagosur dhe ndodhej në koma në spitalin e Traumës në Tiranë.

Kujtojmë se nga ky aksidenti i rëndë humbën jetën shtetasit, Riza Rapaj 42 vjeç, Afërdita Meta 85 vjeç, Lavdosh Bega 62 vjeç dhe bashkëshortja e tij, Lefteri Bega 57 vjeç.

Si ndodhi aksidenti?

Më 17 mars, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Riza Rapaj, 42 vjeç, banues në Luftinjë, është përplasur me automjeti tip “Toyota” me drejtues shtetasin Lavdosh Bega, 62 vjeç, banues në Memaliaj, me të cilin udhëtonin edhe dy pasagjerë, bashkëshortja e tij, Lefteri Bega 57 vjeç dhe Afërdita Meta 85 vjeç.

Për ngjarjen policia arrestoi drejtuesin e mjetit tip BMW që u përfshi në aksidentin e ndodhur në Tepelenë. 46-vjeçari dyshohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

You may also like