Shoferët ‘problematik’ do paguajnë sigurim më të lartë për makinën, AMF bën njoftimin e rëndësishëm, ja kur do të hyjnë në fuqi tarifat e reja

by editor

Drejtuesit problematik të mjeteve, të cilët kanë historik negativ me aksidentet, do të paguajnë më shumë për sigurimin e makinës. Sistemi i ri bonus-malus, tha drejtuesja e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare Mimoza Kaçi hyn në fuqi verën e këtij viti.

Advertisements

Mimoza Kaçi: Është mosha e drejtuesit, kapaciteti i mjetit, historiku i dëmeve bonus-malus, sjellë edhe edukim sepse mund të drejtohet më mirë automjeti. Aktualisht jemi në fazë përgatitore shoqëritë po përgatitet me databasat e tyre, brenda këtij viti.

Advertisements

Eduard Shalsi: Ka një afat?

Mimoza Kaçi: Po, brenda verës.

E pranishme për të raportuar në Komisionin e Ekonomisë, Kaçi tha se brenda vitit do të publikohet edhe projektligji për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet. Ndryshe nga drafti i parë ku parashikohej që do ishte sigurim shtetëror, dhe do të menaxhohej nga Fondi Kombëtar për tërmetet, Kaçi sqaroi se po diskutohet edhe përfshirja e kompanive private.

“Afati është viti 2024, për të përgatitur draft ligjin. Janë marrë disa vende si modele, gjithë pjesa më e rëndësishme është që të jetë një primi i përballueshëm nga individët që përballon dhe sjellë një mbulim bazik dhe që mund të shtohet më pas me mbulim vullnetar, kjo është skema në vende si në Turqi, Rumani etj. Edhe roli i shoqërive të sigurimit është në diskutim për pjesën e tyre në këtë ligj”, u shpreh Kaçi.

Drejtuesja e AMF-së tha se aktualisht po diskutohet edhe për skemën e sigurimit në bujqësi.

“Kemi edhe të tjera iniciativa. Aktualisht BB, po asiston Ministrinë e Bujqësisë dhe po bën një vlerësim të sektorit të bujqësisë përfshirë edhe sektorin e sigurimeve në bujqësisë, autoriteti është pjesë në këtë projekt, për të mundësuar kreditim por edhe sigurim për bujqësinë”, tha Kaçi.

Autoritet i Mbikëqyrjes Financiare thotë se është rritur interesi edhe për skemën e pensioneve private, pasi numri i anëtarëve arriti në 38 mijë duke u rritur 18% krahasuar me një vit më parë.

You may also like