Shoferi humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ‘Ford’-i përfundon në trotuar. Ja si ka përfunduar makina

by editor

Një aksident i frikshëm ka ndodhur sot në Tiranë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në trotuar.

Aksidenti ndodhi në bulevardin “Bajram Curri”, pak pa shkuar në rrethrrotullimin e Shkozës.
Mësohet se ‘Ford’-i ka përfunduar në trotuar, duke marrë para dhe kangjellat e rrugës, ndërsa shumë pranë ndodhet edhe një lokal.

Advertisements

Pas ndërhyrjes së policisë u bë e mundur dhe heqja e makinës nga vendi i ngjarjes, ndërsa nuk dihet asgjë mbi fatin e shoferit, nëse është plagosur apo jo. Policia po heton rastin në fjalë

Advertisements

You may also like