Shpërthen zgjebja në vend. Shenjat dhe kush rrezikon. Mjekët: Kujdes! Është ngjitëse!

by editor

Skapja ose siç njihet ndryshe në gjuhën popullore zgjebja, ka shpërthyer ditët e fundit në vendin tonë.

Advertisements

Shkak është bërë fakti që qytetarët e neglizhojnë dhe nuk paraqiten tek mjeku që në shenjat fillestare. Çdo javë në QSUT paraqiten mesatarisht 20 të prekur me këtë infeksion.

Advertisements

“Pra nga njëra anë ne kemi raste të shumta të raportuara dhe nga ana tjetër vëmë re një rezistencë në mjekim të këtyre rasteve. Kjo rezistencë mund të vijë për disa arsye, së pari: komplianca e pacientëve që shpesh herë nuk bëjnë mjekimin siç duhet bërë, që dmth me gjithë këshillimin e mirë të nevojshëm nuk trajtohet gjithë familja, nuk e raportojnë si patologji dhe në këtë mënyrë përhapja e infeksionit shkon zinxhirë nga një pacientë tek tjetri, nga një familjarë tek tjetri”, thekson dermatologia Monika Fida.

Një shqetësim tjetër është rezistenca ndaj disa barnave që janë përdorur tradicionalisht për trajtimin e kësaj patologjie.

Advertisements

“Nga ana tjetër janë vënë re disa shtame rezistente ndaj mjekimeve të përdorura, siç është benzibenoati ose permetrina crem që janë dy preparate që me i përdorim në trajtimin e skapjes. Problem tjetër që ne vëmë re te kjo patologji është komplikimi i skapjes ose alergjogjizmit post skapjes. Pra janë disa probleme që janë zinxhir me njëra tjetrën.”- tha mjekja.

Rreziku më i madh është përhapja e infeksionit ndërmjet fëmijëve në kopshte e çerdhe.

“Nuk ka një predispozim të caktuar, por sigurisht në kopshte dhe në shkolla është më e përhapur se fëmijët luajnë me njëri-tjetrin dhe mundësia për tu përhapur e marr këtë infeksion është e madhe. Ajo që është më e veçantë është se nuk lë imunitet, pra nëse e ka marr sot dhe pas disa muajsh nuk ka imunitet. Kujdes duhet të tregojnë edhe gratë shtatzëna apo ato lehona”- shtoi ajo.

Por cila është shenja kryesore?

Simptoma kryesore është kruajtja sidomos gjatë natës. Mjekët thonë se përveç higjienës është shumë e rëndësishme që pas diagnostikimit të njërit prej anëtarëve të familjes duhet që të gjithë pjesëtarët e tjerë të konsultohen të paktën me mjekun e familjes, pasi mund të preken nga ky infeksion.

You may also like