Shpërthim i fuqishëm në Shkodër, i vendoset tritoli një “Audi” të parkuar!

by editor

Një shpërthim i fuqishëm me tritol ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër.

Advertisements

Një sasi lënde plasëse iu është vendosur një automjeti tip Audi, të parkuar në parkingun e një supermarketi pranë Teatrit Migjeni.

Shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm (23 shkurt). Si pasojë e shpërthimit të fortë, automjeti është dëmtuar pothuajse plotësisht.

Advertisements

Nuk dihet ende shkaqet e ngjarjes, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje për të bërë ekspertizën.

You may also like