Një ndërtesë dykatëshe u shemb në Saviano, në provincën e Napolit në Itali si pasojë e shpërthimit të gazit.
Advertisements
Sipas mediave italiane, shpërthimi ka ndodhur në katin e dytë, në shtëpinë e një të moshuari.
Advertisements
Ndërkohë në katin e parë një familje me 5 anëtarë, burrë, grua dhe tre fëmijë, mbetën nën rrënoja.
Bëhet me dije sejarrfikësit nxorën të gjallë babanë dhe një nga tre fëmijët e tij, por nuk mund të bëhej asgjë për dy fëmijët e tjerë, një 6-vjeçar dhe një 4-vjeçar, të cilët humbën jetën.
Advertisements
Momentalisht raportohet se nën rrënoja është nëna e fëmijëve dhe një e moshuar, për të cilat po punohet për t’i gjetur.