Graciano Tagani dhe partnerja e tij Argjira Spanca kanë ngritur dyshimet se po kalojnë një krizë në marrëdhënien e tyre. Që pas hyrjes për herë të dytë në shtëpinë e BBV të balerinit, moderatorja s’ka bërë asnjë postim në mbështetje të tij.
Advertisements
Gjithashtu gjatë bisedave me banorët, Graciano ka lënë të nënkuptohet se gjërat nuk po shkojnë mirë mes të dyve. Ndërkohë në shtëpinë e BBV, banorëve iu është dhënë mundësia të bëjnë një telefonatë të supozuar ndaj dikujt me të cilin kanë humbur kontaktet ose ka ndërruar jetë.
Advertisements
Balerini zgjodhi që të “telefononte” partneren e tij prej 6 vitesh duke i kërkuar falje, pasi sipas tij është treguar egoist dhe shumë i ftohtë me moderatore.
“Kam vënë veten përpara teje dhe e kam pasur një presion të jashtëzakonshëm sa i përket të gjithë gjësë që ti e di shumë mirë”, tha ai por duke mos zbuluar më shumë, ndërsa më parë ka treguar se Argjira ka shprehur dëshirën për t’u bërë nënë, por vetë Graciano s’ka qenë gati të bëhet prind.
Në mesazhin drejtuar Argjirës, Graciano u shpreh se synon finalen e Big Brother Vip dhe se po lufton për të dy.
“Doja të thosha që më ka marrë malli shumë dhe as nuk do të qaj, edhe pse shpirti po më digjet për ty. Para se të futesha këtu nuk folëm ashtu siç flasim gjithmonë sepse nuk ta kam thënë përpara por këtë muajin e fundit jam treguar paksa egoist, kam vënë veten përpara teje dhe e kam pasur një presion të jashtëzakonshëm sa i përket të gjithë gjësë që ti e di shumë mirë.
Dua të them më fal që nuk isha korrekt, isha shumë i ftohtë në çdo lloj gjëje por e di shumë mirë që të dua pafund, të kam zemër, më ke ndryshuar jetën dhe po vdes nga malli e dashuria për ty.
Shpresoj që kjo eksperiencë t’ia vlej dhe po luftoj jo vetëm për veten, por edhe për ne, në qëllimin që duam të arrijmë. Nuk dua as të mërzitem dhe as të mendoj aq thellë sepse do të humb çdo gjë këtu, por të dua fort, më ka marrë malli shumë. E ndjej që je para televizorit duke më parë. Shpresoj të shkoj deri në fund dhe me datë 25 të shihemi, këtë e dua shumë për të qenë tek krevati jonë, edhe siç neve dimë të bëjmë. Të përqafoj shumë, më fal për çdo gjë. Ma ke ndryshuar jetën, të dua, ika”, iu drejtua balerini.