Kombëtarja shqiptare e futbollit ndodhet në vazon e dytë, nga katër në total, të cilat do të përcaktojnë kundërshtarët e Euro 2024, në shortin që do të hidhet në datën 2 dhjetor.
Advertisements
Në vazon e katërt ndodhet Serbia, çka do të thotë se nuk përjashtohet mundësia që Shqipëria të përballet sërish me kombëtaren serbe.
Advertisements
Duke ditur problemet mes dy vendeve dhe ndjenjës nacionaliste që futet në mes, UEFA me siguri për një rast të tillë do të ketë një vëzhgim të veçantë.
Megjithatë, media serbe, Kurir shkruan se është interesuar dhe ka marrë informacion se nuk do ketë shmangie nga UEFA të një përplasje direkte.
“Sipas informacioneve që kemi marrë, shmangia e përplasjes direkte, të paktën tani për tani, nuk është një opsion”, shkruan Kurir.
Në publikimin e bërë, kujtohet rasti i Beogradit, ku u ngrit droni i famshëm.