Shqipëria zvogëlohet me rreth 400 mijë banorë.
Advertisements
Janë publikuar ditën e sotme rezultatet e Censit të Popullsisë, të kryer në vitin 2023.
Advertisements
Bazuar në të dhënat paraprake të Censit të Popullsisë dhe Banesave 2013, rezulton se popullsia e Shqipërisë është 2,412,113 banorë. Ndërkohë, në vitin 2011, ishte 2,831,741 banorë dhe në Censin e vitit 2001 ishte 3,069,275.
Rezultatet u prezantuan nga drejtoresha e INSTAT, Elisa Dhuli, e cila tha se Censi ia ka arritur qëllimin për të cilën u krye.
Advertisements
“Ky cens ia ka arritur qëllimin për të cilën u krye! Të dhënat janë një e mirë publike, që përdoren për planifikim zhvillimor, analizën e dukurive demokrafike, sociale, mjedisore. Në emër të INSTAT dhe ekipit të CENS i falënderoj për kontributin e tyre”, tha Dhuli.