Policia italiane ka sekuestruar rreth 11 kilogramë kokaine në makinën e një shtetasi shqiptar.
Advertisements
Operacioni i Guardia Di Financa u zhvillua në zonën e Napolit, në autostradën Santa Maria Capua Vetere.
Advertisements
Nga këqyrja e automjetit të dyshuar u zbuluan 10 pako droge për një total prej 11.793 kg, të fshehura në ndarje në pjesën e pasme të bagazhit dhe në kroskotin qendrore të automjetit.
Korrieri, i kapur në flagrancë për kryerjen e një krimi, u arrestua për trafik droge dhe u dërgua me burgun Napoli – Poggioreale.
Advertisements
Lënda narkotike, nëse do të hidhej në treg, do t’u kishte sjellë organizatave kriminale një fitim të paligjshëm prej mbi një milion euro.