Shqiptarja masakrohet me thikë sapo lë fëmijët në shkollë, flasin fqinjët: Kishte probleme me…

by editor

Një grua shqiptare është goditur me thikë ditën e sotme jashtë një shkolle fillore në Londër.

Advertisements

Ngjarja ka ndodhur pasi shqiptarja ka lënë fëmijët në shkollë dhe më pas është ndjekur derisa sulmuesi e ka kapur për fyti dhe e ka goditur disa herë me thikë.

Advertisements

Ngjarja ka tronditur dëshmitarët në vendngjarje të cilët thanë për DailyMail se e kanë dëgjuar të plagosurën duke bërtitur: “Më ndihmo, më ndihmo… po humbas gjaku”.

Policia e Bedfordshire konfirmoi se gruaja është dërguar në spital me lëndime të rënda, ndërsa për ngjarjen e rëndë është arrestuar një burrë.

Fqinjët kanë thanë se shqiptarja kishte pasur probleme me ish-bashkëshortin, i cili ishte paraqitur disa herë në adresën e saj, dhe së fundmi ishte bërë agresiv dhe i dhunshëm.

You may also like