Si do të jetë moti në fundjavë? Meteorologu Hakil Osmani zbulon çfarë pritet të ndodhë me temperaturat: Duke filluar nga dita e nesërme, pritet të…

by editor

Fundjava do të jetë me mot të qëndrueshëm. Meteorologu Hakil Osmani thotë se të shtunën dhe të dielën do të ketë intervale të gjata me diell dhe kalime të lehta vranësirash në disa zona të vendit ndërsa temperaturat do të pësojnë një rritje të ndjeshme, me maksimume deri në 33 gradë.

Advertisements

“Të shtunën do të vijojë rritja e lehtë e temperaturave të ajrit në orët e para të mëngjesit, duke bërë që vlerat minimale të ngjiten në 8 gradë në Ersekë dhe Peshkopi ndërsa maksimalet në rang territori mbeten në vlerën 32 gradë por tashmë do të kemi temperatura të larta edhe për kryeqytetin dhe Shkodrën. Sa i përket kushteve atmosferike,

Advertisements

mbetemi në mbizotërimin e intervaleve të gjata me diell, të cilat më të dukshme do të jenë në vijën bregdetare ndërsa pasditja dhe mbrëmja sjellin kalime të lehta vranësirash në qytetet e zonave malore dhe të ulët. Të dielën kemi rritje të ndjeshme të temperaturave të ajrit, duke bërë që të kemi maksimume deri në 33 gradë, të cilat janë deri në 13 gradë nga vlera normale sa i përket muajit prill. Kushtet e motit do të vijojnë dominimi i kthjellimeve, kalimi i vranësirave bëhet gjatë pjesës së dytë të ditës, të fokusuara përgjatë shtrirjes lindore.”, u shpreh Osmani.

Edhe Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të jenë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm.

“Kosova parashikohet që të ketë temperatura të larta me maksimume 26 gradë në Gjakovë. Sa i përket kushteve të motit, do të ketë dominim të kthjellimeve dhe kalime të lehta të vranësirave. E shtuna sjell rritje të temperaturave të ajrit në mëngjes, duke bërë që të kemi vlera minimale në 5 gradë në Mitrovicë ndërsa maksimumet do të jënë në 27 gradë.

E diela sjell një tjetër rritje të temperaturave, që të kemi maksimume deri në vlerë 28 apo 29 në Gjakovë dhe Prizren. Do të kemi dominim të kthjellimeve dhe kalime të lehta vranësirash, të cilat do të jenë më të dukshme në pjesën veriore të Kosovës. Maqedonia e Veriut regjistron temperatura të lartë në mesditën e sotme, me maksimume në 28 gradë në Shkup. Të shtunën vijon rritja e temperaturave të ajrit, që vlerat minimale të jenë në 6 gradë në Gostivar ndërsa maksimumet 29 gradë në Shkup apo Manastir. Ka dominim të kthjellimeve dhe kalime të lehta të vranësirave. Edhe e diela do të sjellë mot të qëndrueshëm dhe rritje të temperaturave të ajrit, duke bërë që maksimumet të shkojnë në 30 gradë celcius.”, tha ai.

You may also like