Janë 181 persona, që duhet të dalin në komision përgjatë muajit gusht, për të përfituar pension invaliditeti. Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka nxjerrë tabelat me emrat dhe datat, se kur duhet të paraqiten para Komisionit Mjekësor të Vlerësimit të Aftësisë për Punë (KMCAP). Mbi bazën e dokumentacionit të paraqitur, anëtarët e komisionit do të gjykojnë nëse plotësohen ose jo kushtet ligjore, do të vendosin grupin e përfitimit, pra, nëse i sëmuri ka nevojë për përkujdesje apo jo, si edhe afatet e përfitimit.
Advertisements
Por si funksionon skema e pensioneve të invaliditetit?
Advertisements
Sipas Scan, konkretisht, personi që bëhet i paaftë për punë ka të drejtë të marrë pension invaliditeti. Në varësi të shkallës së humbjes të aftësisë për punë, invaliditeti klasifikohet në tri grupe: Invaliditet i pjesshëm, kur personi i siguruar humbet aftësinë për punë në profesionin apo punën e tij të fundit, por mund të kryejë punë të tjera sipas përcaktimit të vendimit të KMCAP-it, invaliditet i plotë, kur personi i siguruar bëhet i paaftë për çdo punë dhe invaliditet i plotë, në kushtet e nevojës për kujdestari. Në mënyrë të vazhdueshme, Instituti i Sigurimeve Shoqërore publikon listat me emrat e personave, dosjet e të cilëve shqyrtohen nga komsioni. Ndryshimet e bëra në ligj, përcaktojnë edhe rastet kur ndërpritet pagesa.
Konkretisht, përfitimi i pagesës ndërpritet kur personi refuzon të kryejë ekzaminimet e kërkuara; kur dokumentacioni për rivlerësim nuk paraqitet sipas afateve të përcaktuara; kur personi nuk paraqitet në komisionin epror dy herë radhazi; kur vërtetohet që personi nuk është rezident në Shqipëri si edhe kur personi ka qëndruar për më shumë se tre muaj jashtë Shqipërisë, me përjashtim të rasteve kur kjo ka ndodhur për arsye shëndetësore. Nga të dhënat e Institutit të Sigurimeve Shoqërore rezulton që janë rreth 66 600 persona që trajtohen me pensione invaliditeti, nga të cilët pjesa më e madhe, rreth 65 mijë kanë humbur aftësinë për punë nga sëmundje të përgjithshme dhe pjesa e mbetur si pasojë e aksidenteve në vendin e punës.
Advertisements
Nga 1 shtatori nis paga horizontale
Po ashtu muaji gusht nisi me lajmin e mirë që Këshilli i Ministrave miratoi rritjen e pagave për të gjithë punonjësit e pushtetit vendor, paga që do të unifikohen nga veriu në jug të vendit në të 61 bashkitë. ritja e pagave do të shkojë nga 40% deri në dyfishim për profesione të caktuara. “E gjithë kjo reformë do të nisë nga fillimi i muajit shtator, pra 3 muajt e fundit të vitit 2024 do të jenë me nivelin e ri të pagave. Dhe sigurisht që do të vijojë në vitin 2025 e më tej. Ne gjykuam së bashku me bashkitë që kjo nuk ihste një ndarje e drejtë dhe që të reflektonte mënyrën se si është organizuar sot tregu I punës, pasi një arkitekt duhet të bëjë punën e arkitektit njësoj dhe duhet të paguhet njësoj, pasi ka bërë të njëjtën shkollë, ka të njëjtin kontribut si në Tiranë si në Këlcyrë. Një inxhinier duhet të jetë njësoj si në Fushë-Arrëz si në Durrës”, tha Arbjan Mazniku, Ministër për Pushtetin Vendor.
Ministri për Pushtetin Vendor thotë se skema e re mbështetet në 2 kolona. “Kolona e parë është ristrukturimi i stafeve të bashkive në mënyrën më eficente, që të ketë më pak staf aty ku ka më pak volum pune dhe më shumë staf aty ku ka më shumë volum pune. Por nga ana tjetër pagat do të jenë horizontale, me nivele ngjashme, kjo do të thotë që disa bashki nuk mund të kenë 4 nivele specialistësh, mund të kenë 2 nivele specialistësh, por ato nivele specialistësh paguhen njëjtë në të gjitha bashkitë”, tha ministri. Sa do të jetë paga, është pyetja që shtrojnë së pari kandidatët. Deri tani në bashki niveli i specialistit fillonte nga 30 mijë lekë dhe në bashki të vogla maksimumi ishte 37 mijë lekë. “Tani niveli minimal I pagës për këtë kategori do të jetë 42 mijë dhe niveli maksimal do të jetë 70 mijë. Ndërsa Përgjegjës Sektori paga do të variojë nga 65 mijë deri në 98 mijë lekë”, theksoi dje ministri.
Pensionet me KEMP, ja përfituesit për muajin gusht: