Si i qarkullonin milionat në dorë drejtorët e bashkisë Tiranë? Pasuritë që u mori SPAK-u

by editor

Prokuroria e Posaçme mëngjesin e sotëm njoftoi se ka vendosur sekuestro mbi kompaninë ‘5D’ të drejtorëve të bashkisë së Tiranës, tashmë të arrestuar, të cilët i merrnin vetë tenderat për punë publike. Konkretisht janë sekuestruar kompania ‘5D Konstruksion’ dhe 2 shoqëri të tjera në pronësi të Redi Mollës e Mariglen Qatos. Bëhet fjalë për kompaninë ‘Restur’ sh.p.k, në pronësi të Redi Mollës, 24 % e kuotave në shoqërinë tregtare “Mediterranean Investment Group” sh.p.k, me seli në Durrës, regjistruar në emër të shoqërisë tregtare “Restur” sh.p.k, me ortak dhe administrator Redi Molla. Gjithashtu janë sekuestruar troje, apartamente dhe parkingje të familjarëve të tyre. SPAK ka zabrdhur edhe mekanizmin e lëvizjes së parave.

Advertisements

SPAK thotë se janë mbledhur provat e nevojshme nga të cilat krijohen dyshime të arsyeshme se, shumat monetare të përfituara në mënyrë të parregullt nga shoqëria “5D Konstruksion” sh.p.k që përbëjnë pastrim parash, pjesërisht janë nxjerrë jashtë sistemit bankar nëpërmjet skemës së pagesave për punime fiktive duke u disponuar në gjendje “cash” nga pronarët e vërtetë të shoqërisë tregtare Molla-Qato, si dhe pjesërisht janë ri-investuar në aktivitetin tregtar të shoqërisë tregtare të mësipërme. Janë mbledhur prova të mëtejshme që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shumat monetare të përfituara në gjendje “cash” janë përdorur më pas për të investuar në blerjen e pasurive të paluajtshme.

Advertisements

You may also like