Si konflikti banal në qershor përfundoi me dy viktima/ Vëllezërit vrasës qëlluan disa herë me armë zjarri dy të rinjtë, në pranga dy persona, autorët ende në arrati

by editor

Velipoja u trondit një natë më parë, pasi dy persona u vranë me armë zjarri, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur.

Advertisements

Ndaj Ersild Ishmit dhe Arsid Hoxhës është qëlluar disa herë me armë zjarri ndërsa plumbat kanë prekur edhe Zyber Zagradin, punëtor në një nga hotelet e zones.

Advertisements

Ndërkohë dy autorët e dyshuar janë Eduard dhe Gëzim Frroku pronar të një hoteli aty pranë. Sipas drejtorit të policisë së Shkodrës, ngjarja e rëndë ka zanafillën tek një konflikt banal në fund të muajit qershor.

“Shkak është debati mes dy viktimave dhe pronarëve të hotel “Holiday”, Eduart dhe Gëzim Frroku. Shkak ka qenë një debat i ndodhur në datën 28 qershor mes kamarierit dhe kuzhinierit në ambientet e këtij lokali, ku u ndalua Ersild Ishmi”, sipas drejtorit të policisë Shkodër, Edmond Sulaj.

Advertisements

You may also like