Si në episodin e ‘Narcos’, ja si djali i ‘El Chapo’ futi në kurth drejtuesin e Sinaloas

by editor

Bosi dhe bashkëthemeluesi i kartelit i grupit Sinaloa u arrestua të enjten nga autoritetet amerikane në El Paso së bashku me djalin e ortakut “El Chapo”.
Ky arrestim bëri bujë në mediat amerikane.

Advertisements

Raportohet se ky arrestim erdhi pas burgosjes të “El Mayo” dhe bashkëpunimit me djalin e “El Chapos”, Guzman Lopez.
Sipas “New York Times” dhe “Wall Street Journal”, Zambada u mashtrua pikërisht nga Guzman për të hipur në një avion privat, për të parë disa pista në Meksikë, nga ku do të niseshin avionët e mbushur me drogë, drejt Shteteve të Bashkuara. Por në fakt avioni përfundoi në El Paso, ku e prisnin agjentët e Sigurisë Kombëtare dhe të FBI-së.

Advertisements

Gjithashtu, “Fox News” raportoi se djali i “El Chapo”-s tradhtoi ortakun dhe mikun e vjetër të babait të tij, pasi mendonte se “El Mayo” ishte përgjegjës për arrestimin e babait të tij.

You may also like