Një studim i FAO-s (Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë) që u publikua këto ditë, thotë se vetëm 5% e blegtorëve kryejnë teste laboratorike për cilësinë e qumështit
Advertisements
Gjetjet kanë treguar se Shqipëria ka nivelin më të ulët të kontrollit të cilësisë së qumështit në rajon.
Advertisements
Në Shqipëri, vetëm 5.5% (200) e fermerëve të anketuar pohuan se kanë përdorur shërbimet e testimit të qumështit gjatë vitit 2020, ndërsa në Bosnjë dhe Hercegovinë, 16.7%.
Të dhëna për Serbinë dhe Malin e Zi, që i takojnë vitit 2021, tregojnë se 19.9% e fermerëve serbë dhe 42.1% e fermerëve malazezë bënë testimin e qumështit në vitin 2021.
Studimi evidenton se cilësia e qumështit cenohet, pasi fermerët përziejnë mjeljet e mëngjesit dhe pasdites dhe kjo është e dëmshme, sidomos kur qumështi nuk është ruajtur në mënyrë të papërshtatshme.
Më shumë se 40% të fermave të të imtave në Serbi dhe në Malin e Zi, përziejnë qumështin e mëngjesit dhe të pasdites, ndërsa edhe 25% e fermerëve në Bosnjë dhe Shqipëri e bëjnë këtë përzierje.
Pothuajse në të gjithë rajonin, shumica e të imtave milen me dorë. Kjo mënyrë siguron kushte higjienike të kufizuara dhe komprometon standardet e sigurisë së qumështit.
Gjithashtu, prania e ujit në zonën e mjeljes është një element i rëndësishëm për të siguruar minimumin e kushteve higjienike, por 75% e fermerëve të të imtave pohojnë se jo gjithmonë kanë ujë të pijshmën në vendet e mjeljes.
Fermat e të imtave në përgjithësi nuk zbatojnë praktika të menaxhimit të fermës, të tilla si pasja e një regjistri të kafshëve, identifikimi dhe regjistrimi i kafshëve, mbajtja e shënimeve, kostot dhe të ardhurat, dhe nuk përdorin shërbimeve këshillimore.
Nëse zbatohen këto praktika, fermat e të imtave me shumë gjasë mund të rrisin performancën e tyre në mënyrë që të blejnë mjelëse elektrike.
Disa fermerë thanë se mungesa e aksesit në energji elektrike në stallat, apo stane e bën të pamundur përdorimin e makinave mjelëse. Të tjerët thanë se nuk kishin mundësi të blinin një të tillë.
Fermerët e vegjël shqiptarë të të imtave fokusohen kryesisht në prodhimin e qumështit, ndërsa homologët e tyre në Serbi, Mal të Zi dhe Bosnjë dhe Hercegovinë priren drejt prodhimit të mishit.
Sektori i deleve dhe dhive përballet me disa sfida, duke përfshirë mungesën e fuqisë punëtore, çmimet e ulëta dhe fonde të pamjaftueshme për investime.
Për sa u përket preferencave të politikave, fermerët e deleve dhe dhive vlerësojnë masat mbështetëse të drejtpërdrejta, të tilla si pagesat për kokë për mjeljen e ripërtypësve të vegjël.