S’ka fund kaosi në Eurovision, tërhiqet këngëtarja norvegjeze: Po ndodh një gjenocid! Palesina e Lirë (Video)

by editor

Nuk ka fund kaosi në festivalin europian të këngës përt vitin 2024, shkaktuar nga një revoltë kundër pjesëmarrjes së Izraelit për shkak të luftës në Gaza.

Pas largimit të këngëtarit përfaqësues të Holandës, Joost Klein, dorëhiqet edhe një këngëtare tjetër.

Bëhet fjalë për Alessandra Mele, ish përfaqësuesja e Norvegjisë në Eurovisionin e vitit të kaluar, ka njoftuar se tërhiqet nga roli i zëdhënëses që kishte për detyrë të njoftonte pikët e dhëna nga vendi i saj.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ajo thotë se tërhiqet “për shkak të një gjenocidi që po ndodh (në Gaza)”.

‘Hapni sytë, hapni zemrat! Palestina e Lirë!”, e mbyll ajo mesazhin e saj në fund.

You may also like