Skandal/E kishin frikë nga pamja, djali me aftësi ndryshe përjashtohet nga shkolla

by editor

Emisionin “Pa gjurmë” me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv
U ul per here ne banken e shkolles kur mbushi 30 vjec, pasi probelemet e renda me shendetin nuk e lane te arsimohej.
Kjo eshte histotia e Aleksander Lekaj nga njw fshat i Lezhws, i cili per shkak te fizikut nuk u pranua ne shkolle kur ishte femije. Sa here qe i kujton ato momente perlotet, kur ish drejtori i shkolles se fshatit iu komunikoi prinderve se prania e Aleksandrit ne shkolle trembte femijet e tjere.
Por kjo nuk e bëri të dorëzohet, pasi dëshira për të marrë dije ishte më e madhe sesa diskriminimi që iu be.

Advertisements

Endrren e realizoi pas shume vitesh, edhe pse duhet te sakrifikoj cdo mengjes. 38 vjecari pershkruan 5 kilometer me karrocen e tij per te shkuar ne nje shkolle ne qytetin e Lezhes.
Sot ai është në klasë të 8-të dhe dhe pse në një moshë madhore. Aty është pritur mirë nga nxënësit e tjerë, gjithashtu edhe nga stafi pedagogjik. Aleksandri i bën studimet në një klasë specifike me mësuese ndihmëse.

Advertisements

Nëna e tij, Dile Leka, kujdeset shumë për të birin pas vdekjes së bashkëshortit. Ata jetojnë në kushte të mjerueshme, por kjo nuk e ka privuar atë t’i përkushtohet të birit. Ajo tregon se Aleksandri ka qenë një fëmijë i zgjuar dhe me dhunti. Në asnjë moment nuk i ka munguar dëshirë për të mësuar.
Kur mësoi të lexoj për herë parë u aposionua shumë pas librave. Nena mundoheshe t’i blinte me aq mundesi sa kishte dhe pse te ardhurat ne familje ishin te pa mjaftueshme.
E jo vetem librat, por edhe kompjuterat jane pasioni i tij. Në të ardhmen e shikon veten të punojë në sektorin e teknologjisë. 38-vjeçari vjen në studio pasditen e sotme me ëndrrën për të vazhduar gjimnazin dhe shkollën e lartë./ Report.tv

You may also like