Ditën e sotme, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, ka folur për herë të parë për skandalin e 800-ton mbetjeve toksike, të cilat u kapën në Tajlandë.
Advertisements
Opozita akuzon autoritetet shtetërore se po përpiqen të fshehin ngjarjen, kujtojmë se deklaratat e Ministrisë së Mjedisit, Drejtorisë së Doganave dhe Portit të Durrësit, të cilat hidhen ‘degë më degë’ për ta lënë fajin jetim.
Advertisements
Deklaroi mbylljen duke lënë në mes të rrugës 500 punonjës, Inspektorati Shtetëror i Punës zbarkon në zyrat e Kurum-it
Të gjitha deklaratat e institucioneve shtetërore, duket se janë të dirigjuara në deklaratët e tyre nga zyra e kryeministrisë, nga ku doli edhe Balluku e cila sot bëri një përpjekje për ta zvogëluar skandalin në një çështje konkurence.
“Nuk është asgjë e re, sigurisht ka edhe ekspertë të tranzitit të mbetjeve toksike. Autoriteti potual i Durrësit nuk ka asnjë lidhje me këtë proces. Janë procesuar nga një koncesionar që operon në Portin e Durrësit. Atutoriteti portuar dhe koncensionari që ka kryet transportin janë dy entitete konkurente”,- tha Balluku.
Gazetarët e pyetën Ballukun për skandalin dhe ligjin e mazhorancës për ligjin e mbetjeve, kur mazhoranca kishte deklaruar se e kishte siguruar kontrollin në Portin e Durrësit.
Balluku këmbënguli përsëri në pafajësinë e Portit të Durrësit (në varësi të saj), duke sulmuar mediat se po bën ‘pis’ portin e Durrësit, kur dihet nga të gjithë se ky port është kthyer në një autostradë të trafikut kombëtar dhe ndërkombëtar.
“Ke ardhur me një pyetje të përgatitur, edhe njëherë për ata që kanë bërë pyetjen, autoriteti portual i Durrësit nuk ka as tagër, as ekspertizë që të kontrollojë çdo kontenier se çfarë përmban. Nuk besoj se mbetet te media që të bëhet pis Porti i Durrësit, përqëndrohuni te koncensionari”, tha Balluku.