Skandali me mikrokreditë/ “Preken 100 mijë shqiptarë”, Karamuço zbulon detajet: Bankat kanë dalë nga kontrolli, pastrojnë para të oligarkëve rusë…

by editor

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço i ftuar në një emision televiziv përmendi një nga temat që u trajtua edhe nga drejtuesi i SPAK, Altin Dumani në Komisionin e Ligjeve për përdorimin e bankave na krimi i organizuar, për pastrim parash.

Sipas tij, këto banka kanë dalë jashtë kontrollit, një skandal që ai thotë se preken rreth 100 shqiptarë dhe se ka marrë vëmendje nga ndërkombëtarët.

“Dihen se kush janë këto banka, por nuk jam personi i duhur për ta thënë, këto banka janë jashtë kontrolli dhe ne sa kemi dalë nga zona gri për pastrimin e parave. Ka të bëjë edhe roli i guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. I është çuar një dosje për një skandal që prej gati 100 mijë shqiptarë, drejtpërdrejt ose jo, ka edhe një vëmendje nga institucionet ndërkombëtare. Një nga këto banka dyshohet edhe në Evropë se pastrojë para të oligarkëve rus, është mbyllur edhe në Kosovë, nuk e kupton pse vazhdon të mbahet hapur këtu”, tha eksperti.

Advertisements

Karamuço përmendi rastin e pak ditëve më parë, ku një alarm i rremë ngriti në këmbë Policinë e Shtetit, pasi disa shkolla të vendit u kërcënuan se do të sulmoheshin me bombë, ku sipas tij është zbuluar se kush e ka bërë.

“E mbani mend për mesazhin në shkolla, kanë bërë veprime Policia e Shtetit, antiterrori dhe SHISH dhe ka rezultuar se personi që e ka bërë është rus që ndodhet në Serbi. Këtë veprim e ka bërë edhe me Malin e Zi dhe Kosovën. Dosja i është referuar SPAK për ta ndjekur për akte terroiste, ka qenë alarm nga dikush. Është i identifikuar, por mbahet sekret emri dhe mbiemri”, tha profesori.

You may also like