Sonte finalja e madhe e ‘BBV’, zbulohen detaje nga surpriza për Egla Cenon

by editor

Mbrëmjen e sotme është finalja e ‘Big Brother VIP Albania 3’. Gara është e fortë mes 5 finalistëve, pasi secili është pretendent për të fituar çmimin e madh.

Ndërkohë që pak orë na ndajnë nga nisja e finales, në rrjet po qarkullojnë detaje nga show i sotëm. Përflitet, se për aktoren e njohur Egla Cenon, po përgatitet një surprizë e madhe.

Ajo mund të dërgohet në Elbasan, në teatrin ‘Skampa’, ku e pret një publik. Sikurse shihet edhe në këtë foto, shfaqet hija e Eglës, ku shkruhet: ‘Unë jam Ceno’.

Detaje të tjera nuk bëhen ende të ditura, por jemi gjithë sy e veshë se çfarë është planifikuar për të dhe për finalistët e tjerë.

Po ashtu, siç e do tradita, secilit prej tyre iu është rezervuar një dhuratë, ndaj me shumë siguri, dhurata për Eglën mund të lidhet me profesionin e saj.

You may also like