Sot Libani është në një situatë kaotike, teksa Izraeli ka nisur një fushatë sulmesh ndaj atyre që i quan terroristë, të regjimit të Hezbollahut.
Advertisements
Bejruti është zgjuar nën një valë sulmesh me raketa që kanë shkaktuar viktima, panik dhe frikë në vendin që prej më shumë se 30 vitesh është nën pushtetin e Hezbollahut dhe liderit të saj, Hassan Nasrallah, i cili së fundmi raportohet të jetë vrarë.
Advertisements
Por a e dini se Libani dikur ka qenë një shtet që lulëzonte nga ndërthurrja e kulturave, ekonomia në zhvillim dhe trurizmi?
I quajtur si Zvicra, Parisi apo perla e Lindjes së Mesme, Libani dikur ishte shumicë të krishtere, rreth 70% në vitet 40 dhe 50. Kjo periudhë konsiderohet si e artë për vendin që pa një zhvillim të madh.
Advertisements
Në vitet në vijim, kjo balancë do të përmbysej, ndërsa myslimanët u bënë shumicë, sipas disave, edhe për arsye se ndryshe nga të krishterët martoheshin me më shumë se një grua dhe sillnin shumë fëmijë në jetë.
Teksa myslimanët morën shumicën, ata jo vetëm fituan pushtetin por, nisën edhe një fushatë persekutimi të të krishterëve, veçanërisht nën Hezbollahun.
Sot rreth 30% e popullisë së Libanit raportohet se është e krishterë. E ndërsa në rrjetet sociale, kanë vërshuar fotografitë e viteve 50’ kur Libani shfaqej si një shtet modern europian, çka ka lënë shumë pa fjalë.