Një ngjarje e rëndë ka ndodhur, ku atletja olimpike Rebecca Cheptegei ka ndërruar jetë.
Advertisements
Pak ditë më parë atletja nga Uganda që jeton në Kenia, u sulmua dhe u dogj nga i dashuri i saj dhe u trajtua në spital për djegie në 75 për qind të trupit të saj, ka njoftuar policia.
Advertisements
Rebecca Cheptegei, që përfundoi e 44-ta në Lojërat e Parisit, është sulmuar në shtëpinë e saj në Trans Nzoia, shkruan CNN.
Komandanti i policisë së këtij qarku, Jeremiah ole Kosiom ka thënë se i dashuri i atletes, Dickson Ndiema, bleu benzinë, e derdhi atë mbi atleten dhe i vuri flakën asaj.
Advertisements
Edhe Ndiema pësoi plagë dhe vetë dhe të dy morën trajtim të specializuar në Eldoret.