Sterilizimi/ Ilir Beqaj sërish sot në komisionin hetimor për dëshminë që nuk e dha dot dje

by editor

Këtë të mërkurë, mblidhet për të dytën ditë radhazi komisioni hetimor parlamentar i “Sterilizimit”, në pritje të një dëshmie të ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj.

Advertisements

Mbledhja e ditës së djeshme, u mbyll pa asnjë dëshmi nga ana e ish-ministrit, edhe pse ai qendroi për rreth 7 orë e gjysmë në ambientet e sallës ku zhvillonte punimet komisioni, ose në ambientet e tjera të Kryesisë së Kuvendit.

Advertisements

Kanë qenë tensionet mes anëtarëve të opozitës dhe mazhorancës mbi një kërkesë të Beqajt, për prezantimin me powerpoint të deklaratës para marrjes në pyetje, ato që çuan deri në dështimin e mbledhjes së djeshme.

Kryetarja e komisionit, Albana Vokshi u shpreh se kërkesa e Beqajt për një deklaratë kontekstuale ndryshe, nuk është e drejtë pasi ai është njëlloj si dëshmitarët e tjerë, madje shtoi se konferencat me powerpoint, Beqaj duhet t’i bëjë gjykatë.
Ndërkohë nënkryetari Plarent Ndreca iu përgjigj se me çdo kufizim që po i bëhet, po shkelet e drejta e ish-ministrit Beqaj dhe po i dhunohet e drejta.

Advertisements

Më pas të tërë orët në vijim kaluan me debate mbi të njëjtën pikë, duke mos arritur në një dakordësi, derisa nënkryetari Ndreca propozoi shtyrjen e mbledhjes, pasi nuk ishte arritur asnjë rezultat.
Komisioni mblidhet sot në orën 10:30, pavarësisht se zoti Ndreca propozi një orë më të hershme duke pasur parasysh ritmin e punës në mbledhjen e djeshme, por kryetarja e komisioni zonja Vokshi ishte e angazhuar në një tjetër takim ndërkombëtar. Sa i përket rendit të ditës, ai është i njejtë me ato të mbledhjes të së martës.

You may also like