Stërvitjet e Kombëtares nisin me probleme, Silvinjo mund të humbasë një nga emrat më të rëndësishëm të kuqezinjve për dëmtim

by editor

Probleme që në stërvitjen e parë të Kombëtares shqiptare të futbollit. Trajneri Silvinjo mund të humbasë një nga emrat më të rëndësishëm të grupit kuqezi të paktën për ndeshjen e parë ndaj Ukrainës që luhet të shtunën.

Advertisements

Në ndeshjen e sotme të kontrollit ndaj U21, kapiteni Gjimshiti ka pësuar një tërheqje muskulore, që ka shqetësuar jo pak stafin e Kombëtares.

Advertisements

Lojtari është një nga shtyllat e kësaj skuadre dhe mungesa e tij në fushën e lojës do të ishte e rëndësishme, duke pasur parasysh jo vetëm aftësitë e tij sportive por edhe për atë që përfaqëson në grupin kuqezi ku është një prej liderëve.

Situata e futbollistit do të vlerësohet ditën e nesërme dhe vetëm atëherë do të kuptohet nëse do të jetë apo jo në gjendje që të luajë në ndeshjen e të shtunës kundër Ukrainës në Pragë, apo nëse Silvinjo do të duhet të mendojë për zgjidhje të tjera për prapavijën.

You may also like