Sulmi terrorist në Moskë, rritet bilanci tragjik, shkon në 93 numri i viktimave

by editor

Numri i viktimave nga sulmi terrorist në Moskë ka shkuar në 93, ndërsa në mesin e të vdekurve raportohet se ka edhe fëmijë.

Ndërkohë më shumë se 100 të tjerë raportohen se kanë mbetur të plagosur pasi persona të armatosur qëlluan me armë në një koncert rock-u në Crocus City Hall në një periferi të Moskës, thotë inteligjenca ruse.

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se paralajmëroi autoritetet ruse në fillim të muajit mars për një sulm në Moskë.

“Në fillim të këtij muaji, qeveria amerikane kishte informacione për një sulm të planifikuar terrorist në Moskë – që mund të synonte tubime të mëdha, për të përfshirë koncerte”, tha zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare Adrienne Watson.

Uashingtoni “e ndau këtë informacion me autoritetet ruse”, shtoi ajo.

Por Kremlini i hodhi poshtë këto paralajmërime duke i konsideruar si “propagandë”, edhe pasi SHBA-ja bëri publike shqetësimet e saj për amerikanët që qëndrojnë në Rusi, raporton BBC.

You may also like