“Surpriza”/ E lë gruan me tre fëmijë pas tradhtisë, por gjen të katërtin në gjendjen civile

by editor

Denoncimi i radhës në emisionin “Stop” vjen nga njësia 4. Një 36-vjeçar tregon se pas një martese 12-vjeçare nga e cila erdhën në jetë 3 fëmijë, në fundit të vitit 2020, gruaja e tradhton dhe largohet nga banesa, duke e braktisur atë dhe fëmijët. I riu bën denoncim në polici, pret 3 muaj dhe më pas kërkon divorcin.

Advertisements

Denoncuesi: Në fund të vitit 2020, kanë filluar problematikat, grindjet, debatet në shtëpi për arsye të saj, tradhtonte me një person të familjes së saj. U largua nga shtëpia.

Advertisements

Gazetarja: Domethënë, në momentin që u zbulua tradhtia, ajo u largua nga shtëpia duke braktisur edhe tre fëmijët.

Denoncuesi: I ka thënë “mami po ikën në punë, mos u bëni merak, do iki dhe do të kthehem shumë shpejt”. Ndërkohë unë kam qenë në punë, kam ardhur dhe i kam pyetur fëmijët ku është, “është në punë babi”. Kam bërë një denoncim te rajoni nr.4, prita 3 muaj, unë e marr vesh nga prindërit e vet që “edhe neve na ka ikur nga shtëpia”. Derisa s’do fëmijët e vet, unë u hyra procedurave për divorc.

Advertisements

Gjykata e Shkallës së parë pranon zgjidhjen e martesës dhe i jep kujdestarinë atij, ndërsa nëna detyrohet të paguajë një pension 30 mijë lekë të reja për 3 fëmijët, vendim që u ankimua në apel.

Për shkak se ishte jashtë denoncuesi tregon se çoi nënën në gjendjen civile të njësisë nr. 4 me vendimin e gjykatës për ta regjistruar, por aty i thonë se nuk figuron më në njësinë 4 por në Kashar. Ish-gruaja i kishte ndryshuar vendbanimin, duke e çuar bashkë me tre fëmijët në Kashar. Kur zotëria shkon vetë në Kashar, zbulon se përvec tre fëmijëve, ish-bashkëshortja i kishte shtuar edhe një fëmijë të katërt që e kishte lindur pas ndarjes.

Për emisionin “Stop”, denoncuesi rrëfen edhe vështirësitë që përballon në rritjen e tre fëmijëve.

Denoncuesi: Unw me thënë të drejtën preokupohem gjithmonë për fëmijën. Jam i detyruar të punoj edhe me orë të zgjatura, korrier te posta.

Gazetarja: Sa fiton aty?

Denoncuesi: 450 mijë lekë, nga ora 9 deri në orën 5. Jam i detyruar të punoj edhe jashtë orarit për t’ia dalë për të ushqyer këto tre fëmijë, falë dy prindërve të mi që përkujdesen dhe përkushtohen ndaj fëmijëve të mi. Kam ato që ia dal. Pensionin ushqimor…

Gazetarja: Përderisa e ka vendosur gjykata pensionin ushqimor, është e detyruar të përgjigjet.

Denoncuesi: Shpresoj që gjykata të vërë dorën në zemër për një baba të vetëm që përkushtohet për këto fëmijë dhe kjo çështje të kalojë me përparësi në apel.

Për këtë rast, gazetarja e “Stop” interesohet në njësinë numër 4, ku përgjegjësja Magi Lika sqaron se ish-gruaja Elvira ka aplikuar në portalin e-Albania për ndryshim vendbanimi më një kontratë qiraje në Kashar. Në njësinë administrative Kashar specialistja Blerina Xhyheri pohon të njëjtën gjë.

Sa për regjistrimin e fëmijës së katërt, ka mbi një vit që nuk i regjistron më njësia administrative, por në çdo maternitet ka një punonjës të gjendjes civile që bën regjistrimin dhe ky regjistrim del në sistem. Në këtë rast zonja e ka deklaruar fëmijën e katërt në emër të ish-burrit. Kjo do të thotë se tani denoncuesi duhet të bëjë gjyq edhe për divorcin, edhe me gjendjen civile që i ka regjistruar një fëmijë tepër.

You may also like