Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku është takuar me senatoren Joni Ernst në SHBA. Pjesë e diskutimeve, sipas Tabakut, kanë qenë integrimi, siguria kibernetike dhe situata në Ballkanin Perëndimor.
Advertisements
Duke folur për marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve, deputetja shprehet se Shqipëria duhet të ndërmarrë reforma ekonomike për të kthyer vendin më tërheqës për investimet e huaja.
Advertisements
“Një takim frymëzues pas dy vitesh me Senatoren Joni Ernst , një prej drejtuesve kyç të Partisë Republikane në senat. Diskutuam për procesin e integrimit, rëndësinë vitale të ndihmës së SHBA-së për sigurinë kibernetike, dhe situatën në Ballkanin Perëndimor dhe Europën Lindore.
Veçanërisht, u theksua mundësia për të forcuar më tej marrëdhëniet tona ekonomike dhe tregtare. Është thelbësore që Shqipëria të ndërmarrë reforma ekonomike për të kthyer vendin më tërheqës për investimet e huaja, veçanërisht ato amerikane, në fushën e teknologjisë, inovacionit dhe manifakturave. Kjo është një rrugë që kërkon angazhim të palëkundur dhe vizion të qartë për të ardhmen”.
Ndërsa një ditë më parë, Tabaku zhvilloi një takim në Departamentin e Shtetit në SHBA me diplomatët Yuri Kim dhe Gabriel Escobar.
Tabaku u shpreh se diskutimi kishte në fokus forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe luftën kundër korrupsionit.
“Kënaqësi të takohem me Yuri Kim dhe Gabriel Escobar me të cilët pata një bisedë mbi rrugëtimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe luftën kundër korrupsionit. Aleanca dhe partneriteti mes vendeve tona janë guri I themelit për një Shqipëri demokratike, ku respekti ndaj sundimit të ligjit është jetik për të ardhmen që duam të ndërtojmë”, shkruan Tabaku.