Takim mes Massimilianos dhe Heidit në “BBV3”?

by editor

Heidi Baci është një nga banoret më të spikatura të ”Big Brother Albania Vip 3”, si për lojën e saj ashtu edhe për lidhjen me Romeo Veshaj.

Advertisements

Heidi ka qenë pjesë edhe e “Grande Fratello” në Itali, nga ku mori shumë vëmendje në Itali dhe Shqipëri. Gjatë pjesëmarrjes në Grande Fratello, Heidi pati një romancë të shkurtër me aktorin italian Massimiliano Varrese.

Advertisements

Romanca e tyre nuk u pranua nga familja e saj dhe për këtë babai i Heidit vendosi të hynte në shtëpi për ta larguar nga formati. Heidi hoqi dorë nga edicioni dhe disa muaj më vonë u bë pjesë e ”Big Brother Albania Vip 3”.

Javën e kaluar një nga ish-banoret e Grande Fratello, me të cilën Heidi kishte më shumë afrimitet, aktorja e njohur italiane Beatrice Luzzi, surprizoi Heidin në një nga netët e prime-t. Ama një veprim nga ish-partneri i saj Massimiliano ka ngritur dyshimet.

Është vënë re se aktori i ka bërë ‘ollow në Instagram faqes zyrtare të Top Channel e kështu janë ngritur aludimet se mos ndoshta do të ketë një takim të tij dhe Heidit në “BBV3”.

You may also like